Nis projekti për krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet

14 mars 2023 | 13:40

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për nisjen e një projekti të ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytetit.

“Nëpërmjet projektit ‘Rrugët për fëmijë’ do të krijojmë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre. Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, me datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U ‘Elena Gjika’”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

“Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente. Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit”, ka njoftuar komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se qytetarët serb të cilët…