Nis protesta në Mitrovicë të Veriut kundër ndalimit të dinarit

12 shkurt 2024 | 12:19

Ka nisur protesta në Mitrovicë të Veriut e thirrur nga Shoqata e Pensionistëve Serbë kundër hyrjes në fuqi të Rregullores së amandamentuar të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon valutën serbe (dinarin) si mjet ligjor pagese në Kosovë.

“Pensionin e kam marrë gjithë jetën, nuk ia jap Kurtit”, “Ky është një okupim”, “UN 1244 USA Help”, “Evropë hap sytë”, “Pa përfitime sociale ne s’do të kemi të hamë”, “Drejtësia për Sladjanin”, etj., kanë disa prej parullave të protestuesve, raporton “KoSSeV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Granadës.…