
Nis punën shërbimi stomatologjik në QMF-në e fshatit Tërstenik të Drenasit
03 tetor 2023
| 13:15
Ka nisur punën shërbimi stomatologjik në QMF-në e fshatit Tërstenik të Komunës së Drenasit, shërbim ky i cili do të ofrohet për banorët e këtij fshati si dhe fshatrave përreth.
Nisjen e shërbimit e ka njoftuar Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasi, Lumnije Krapi, e cila ishte për vizitë në këtë qendër.
Shërbimi stomatologjik në këtë qendër do të ofrohet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 15:00. Tutje, drejtoresha e këtij dikasteri theksoj se janë duke vazhduar me procedurat e hapjes së shërbimit stomatologjik edhe në dy QMF-të tjera, atë në Komoran dhe Arllat.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar ne ofrimin e shërbimeve për të gjithë banorët e komunës sonë.