Nis seanca në Këshillin e Sigurimit rreth raportit të UNMIK-ut, Kosova përfaqësohet nga Osmani

22 prill 2024 | 16:24

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në këtë mbledhje do të shpalohet raporti i UNMIK-ut për gjashtë muajt e fundit rreth asaj që sipas tyre pretendohet të jetë “situata në Kosovë”.

Pjesëmarrëse në këtë seancë është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili merr pjesë në këtë seancë, ditë më parë është ankuar për raportin e UNMIK-ut, për të cilën ka thënë se “nuk reflekton gjendjen në terren”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës janë ndërprerë punimet për…