Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në Shqipëri

29 qershor 2019 | 19:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se në 90 KZAZ janë duke shpërndarë materialet zgjedhore drejt 5417 qendrave të votimit, sa janë në te gjithë Shqipërinë.

Zëdhënësja Drilona Hoxhaj ka bërë të ditur se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 komisione të zonave të administrimit zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

“Përjashtim bën KZAZ nr 6, bashkia Vau i Dejës ku për shkaqe tashmë të njohura materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendra të Votimit qe ka kjo KZAZ. Ndërkohë në Qarkun Shkodër rezulton që rreth 50 për qind e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respektim të ligjit”, tha ajo.

Ajo tha se në bazë të neneve 248, 325 të Kodit Penal, këto veprime konsiderohem vepër penale, “shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore”.

Ajo bëri të ditur se KQZ me vendim ka autorizuar ndryshimin e disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Siç tha ajo, ky ndryshim ishte i detyrueshëm për te garantuar, që çdo qendër votimi ditën e nesërme do të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptar, raporton “KP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam shumë mirë”, me këtë fjalë u përgjigjur gazetarëve në…