Nis sot sezoni i ri në Superiore, Partizan sfidon kampionët në fuqi

10 shtator 2021 | 14:28

Sezoni i ri në Kategorinë Superiore nis me një super ndeshje mes Teutës dhe Partizanit. Kampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar shumë nga edicioni i fundit megjithatë Edi Martini kërkon të ripërsërisë suksesin e sezonit të kaluar.

Partizani në krahun tjetër ka bërë ndërhyrje të rëndësishme në merkato duke afruar ish-lojtarin e Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili nuk do ta nis sfidën nga fillimi. Në mesfushë pritet të luajnë Rrapaj, Murataj dhe Herald Marku, ndërkohë që sulmi do i besohet trinomit Tedi Cara, Stenio Junior dhe Lucas Cardoso.

Sezonin e kaluar tri nga katër ndeshjet u mbyllën në barazim, ndërkohë që dueli i fundit u mbyll me triumfin e “Të Kuqve” 1-0 me një gol të Çinarit. Ndeshja do të nis në orën 19:45 dhe do të luhet në impiantin  “Elbasan Arena”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, është urdhëruar të paguajë…