Nis takimi i Abdixhikut me Osmanin

24 mars 2021 | 14:18

Ka filluar takimi në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente të vendit, Vjosa Osmani.

Takimi në fjalë është duke u zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Temë kryesore e këtij takimi është çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, post ky i synuar nga Osmani.

Në këtë takim është duke marrë pjesë edhe nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar 13 rekomandimet për…