Nis vaksinimi i qenve shtëpiak

27 mars 2018 | 15:22

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Malishevë ka njoftuar se nga nesër (e mërkurë) do të fillojë vaksinimi i qenve me pronar.

Vaksinimi do të bëhet kundër sëmundjes së tërbimit dhe dehelmetizimin e tyre kundër ekinokokut. “Me këtë rast, luten të gjithë pronarët e qenve që të bashkëpunojnë me ekipet për vaksinimin e qenve. Po ashtu, njoftohen të gjithë pronarët e qenve, se njoftimet për vaksinimin e qenve në vendbanimin e tyre, do të bëhen dy ditë më herët në vendet publike, siç janë shkollat, dyqanet dhe shtyllat elektrike nëpër fshatra. Ky projekt, është i mbështetur nga Drejtoria e Bujqësisë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtaret e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit…