Nisa seanca përgatitore ndaj liderëve të UÇK-së, ZPS-ja planifikon t’i thërras 312 dëshmitarë (video)

15 shkurt 2023 | 10:56

Ka nisur seanca përgatitore për nisjen e gjykimit në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë me dije se për momentin kanë të planifikuar të thërrasin 312 dëshmitarë.

“Kalendari që kemi dhënë përfshin 600 orë në vitin e parë të gjykimit. Ju keni 312 dëshmitarë, dhe ky numër ndryshon ka 11 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i mëparshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Ata do të dëshmojnë për krimet e pretenduara, disa për strukturën e UÇK-së dhe disa për sjelljen dhe veprimet e të akuzuarve, pra krerëve të UÇK-së

“Sa dëshmitarë në lidhje me krimet?  Kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet. Strukturën e UÇK-së? 110 dëshmitarë. Për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve 63. Nëse mblidhen këto shifra dalin më shumë se 312, disa dëshmi mund të jenë përsëritëse. Këto janë kategoritë”, kanë thënë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…