Nisin punimet në këtë rrugë të Prishtinës, Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët

12 prill 2021 | 16:22

Të hënën kanë nisur punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se punimet do të zgjasin për dy muaj.

Ahmeti ka paralajmëruar tollovi në komunikacion.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën ‘Isa Kastrati’, në drejtim të udhëkryqit të rrugës ‘24 Maji’. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën kanë nisur punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në…