Nisin punimet në rrugën ‘A’, me Ramën i pranishëm edhe Abdixhiku

27 prill 2023 | 13:10

Punimet për ndërtimin e rrugës “A” në kryeqytet kanë nisur të enjten, ku të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me këtë rast, Rama është shprehur se ky projekt madhor infrastrukturor do ta lidhë Prishtinën e re me Kalabrinë, duke i dhënë fund sipas tij edhe kundërmimeve nga kanalizimi i hapur.

Përpos kësaj, Rama ka thënë se kjo rrugë do t’i japë fund edhe rrezikshmërisë për fëmijët si dhe do të shkarkojë dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë kanë deklaruar se e…