Nisin punimet për asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat e Gjakovës

24 maj 2019 | 12:50

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Nivokaz të Gjakovës në gjatësi prej 1 780 metra. Në këtë projekt do të investohen 117 560 18 euro, si dhe do të bëhet asfaltimi i rrugëve në tri lagjet e fshatit Babaj të Bokës në gjatësi totale rreth 1 200 metra, me kosto financiare 61 397 80 euro.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është shprehur i lumtur që në tërë territorin e kësaj komune është duke u punuar në infrastrukturë, pavarësisht se janë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugorë.

Ai ka thënë se finalizimi i këtyre projekteve do të sjellë të mira të përgjithshme për banorët e Gjakovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Autostrada e Dukagjinit është autostradë jo vetëm e shqiptarëve kudo…