Nisma: LV-ja po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR

15 nëntor 2019 | 09:33

Pas vendimit të PZAP-së, KQZ-ja ka urdhëruar QNR-në që të fillojë me rinumërimin e 1472 kutive të votimit.

Siç edhe është e përcaktuar me ligj, partitë politike kanë të drejtë që të dërgojnë vëzhgues për të monitoruar këtë proces.

Nisma ka njoftuar përmes një komunikate për media se janë duke përcjellë këtë zhvillim, dhe sipas saj “gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LV-së në KQZ”.

“Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme”, është thënë në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.

Komunikata e plotë e Nismës Socialdemokrate:

Pas vendimit të PZAP-së, KQZ ka urdhëruar QNR-në që të filloj me rinumërimin e 1472 kutive të votimit.

Siç edhe është e përcaktuar me ligj, partitë politike kanë të drejtë që të dërgojnë vëzhgues për të monitoruar këtë proces.

Mbarëvajtja dhe administrimi i këtij procesi është obligim dhe detyrë e administratës së KQZ-së. Ne si parti politike, vazhdimisht jemi duke përcjellë këtë zhvillim, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LVV-së në KQZ.

Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme.

Prandaj, në bazë të raporteve ditore të vëzhgueseve tanë në QNR, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR. Të apostrofuarve më lartë nuk ju mjafton presioni mbi punëtorët e QNR-së dhe vëzhguesit e partive tjera, ata ndërhyjnë edhe fizikisht në fletëvotime.

Ndërhyrjet e vazhdueshme të znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar se cila votë është e vlefshme apo e pavlefshme dhe presioni që po u bëhet vëzhguesëve dhe stafit të QNR-së është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin. Asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka të drejtë të ndërhyjë në tavolinat e numërimit dhe aktivisht të angazhohet në rinumërim, e aq më tepër të marrin rolin aktiv të vlerësuesit të vlefshmërisë së votave. Gjatë këtij procesi, tash e disa herë ka ndodh ky veprim nga këta anëtarë të KQZ-së.  Sipas raporteve të vëzhguesëve tanë, dje gjatë ditës, znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi kanë ndërhyrë në mënyrë aktive duke kërcënuar, duke rinumëruar e duke vlerësuar vota.

Prezenca gjithëditore apo e shpeshtë brenda ditës e anëtarëve të KQZ-së është e pazakontë dhe sjellja e tyre e përshkruar më lartë në QNR është e paligjshme. Për më tepër, shqetësues është fakti se tanimë këta dy anëtarë të KQZ-së kanë qëndrime publike antiligjore dhe kanë qenë aktiv në deformimin dhe falsifikimin e rezultatit zgjedhor.

Prandaj, i bëjmë thirrje kryetares së KQZ-së, që të ndalojë urgjentisht ndërhyrjen e këtyre anëtarëve të KQZ-së në procesin e rinumërimit të votave. Duke ditur përgjegjësitë e qarta ligjore të anëtarëve të KQZ-së që janë të parapara me ligj,  ndërhyrja e çdo anëtari të KQZ-së në tavolinat e rinumërimit është presion, është intimidim, duke shfrytëzuar pozitën e tyre për të ndikuar ndaj punëtorëve të administratës, që janë përgjegjës për rinumërimin e votave, po ashtu është qëllim për të penguar vëzhguesit e partive politike për të kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj.

Shtabi Zgjedhor

NISMA Socialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.…