Nisma në Gjakovë merr vendim për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët

23 korrik 2019 | 19:02

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve.

Pjesë e këtij takimi me kryetarët e nëndegëve të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ishte edhe zëvendësministri, Çerkin Dukolli, ku u diskutua për zhvillimet politike aktuale në vend.

“Në këtë takim u shpreh gatishmëria e kryetarëve të nëndegëve për themelimin e shtabeve zgjedhore në të gjitha nëndegët e Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Gjithashtu u theksua se Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi po hyn fuqishëm e konsoliduar për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt. Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!”, ka shkruar ndër të tjera Fazli Hoxha, kryetar i Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të…