Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

07 nëntor 2025 | 11:52

Në një takim miqësor, kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj është takuar me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Gjatë bashkëbisedimit, Totaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përfshirjes së të gjitha energjive pozitive për të ardhmen e qytetit.

“Me znj. Albulena Balaj-Halimaj ndamë të njëjtin qëllim, zhvillimin e Prizrenit. Vlerësoj gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkimi i vizioneve dhe i përvojave tona është garanci për një Prizren edhe më të zhvilluar”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar se ky bashkëpunim është dëshmi se përtej dallimeve politike, qëllimi i përbashkët duhet të jetë përparimi i qytetit.

“Kjo është fryma që na udhëheq – bashkimi për punë të mira, për rezultate konkrete dhe për fitoren që i takon qytetarëve tanë më 9 nëntor”, ka shkruar Totaj.

Takimi është mbyllur me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të çuar përpara projektet që synojnë mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  ka vendosur të mbështesë…