Nisma prezanton kandidatin e parë për asamble komunale në Malishevë

18 korrik 2021 | 12:03

Kandidati i parë zyrtar i prezantuar është Sylë Dukolli që aktualisht është shef i asamblistëve të Nismës Socialdemokrate në Malishevë.

“Syla një ekonomist me profesion është një nga zërat më kuptimplotë të Nisma Socialdemokrate në Asamblenë Komunale prej vitit 2017”, thuhet në postimin e Nismës në Malishevë.

Komuna e Malishevës qeveriset që dy mandate nga partia e Fatmir Limajt.

Postimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë ka filluar të zyrtarizoj kandidatët për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor 2021.

Kandidati i parë që u zyrtarizua nga kryesia e  Degës me besimin e plotë nga Nëndega e fshatit Bubavec është Sylë Dukolli.

Syla një ekonomist me profesion është një nga zërat më kuptimplotë të Nisma Socialdemokrate në Asamblenë Komunale prej vitit 2017.

Profili i tij karakterizohet si njeriu model dhe  i dëshmuar në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në dekadat e fundit.

Me Sylën dhe kandidatët tjerë,Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri më i fuqishëm qytetar i Malishevës për katër vitet e ardhshme.

#meNISMASocialdemokrate

#meSylëdukollin

#përfitoreneMalishevës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "NISMA SOCIALD ATE or Kuvendi i Dega nẻ"

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e…