Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

18 korrik 2021 | 11:53

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar në adresën e policisë rajonale të Ferizajt.

Policia, e ftoi qytetarin E.R (M/K) 2-vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet në komunikacion.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tashmë kur ka filluar të qetësohet sutuata metorologjike në Gjermani…