Nisma reagon ndaj deklaratës së Krasniqit se “Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”

18 janar 2021 | 22:58

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se “Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se shtëpia e UÇK-së nuk është PDK-ja.

“Memli Krasniqi shtëpia e UÇK-së nuk është PDK-ja. UÇK-ja ka buruar nga populli. Ka kush flet për trashëgimin e UÇK-së. Trashëgimia e UÇK-së janë mijëra dëshmorë e invalidë të saj”, ka shkruar Hoxha.

Krasniqi: Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviqi ia ka sjell fitoren Milanit në udhëtim ndaj…