Nisma Socialdemokrate: Është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha

12 gusht 2019 | 14:19

Nisma Socialdemokrate e cila drejtohet nga Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë të rinjtë e Kosovës, me rastin e 12 Gushti, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ky subjekt politik ka theksuar se tani është koha që rinia të marrë më shumë përgjegjësi në vendimmarrje.

“Kosova është me fat që ka një rini të shëndoshë, inovative, kreative dhe me plot energji pozitive, të gatshëm që të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit. Është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe t’u krijohet më shumë hapësirë në vendimmarrje. Përkushtimi dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm është që rinia të ketë pozitë sa më të barabartë në shoqërinë tonë si dhe të ketë mundësi të barabarta me të rinjtë evropianë. Urime e suksese rinisë kosovare!”, është thënë në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhvilluar java e parë e edicionit të ri në…