Nisma thotë se një komisioner i PDK-së në Banjë po iu bën presion votuesve

14 nëntor 2021 | 14:59

Nisma Socialdemokrate në Malishevë e ka akuzuar një komisioner të PDK-së në qendrën e votimit në Banjë për presion ndaj votuesve.

Në një reagim publik, ky subjekt politik ka bërë me dije se komisioneri i PDK-së, Faton Telaku,  secilit qytetarë që po u shpërndan fletën e votimit po ju kërkon të votohet kandidati i PDK-së.

“Komisioneri i PDK’së në qendrën e votimit në Banjë, Faton Telaku, i caktuar si zyrtar i dhënies së fletëvotimeve, që nga mëngjesi është duke ju bërë presion votuesve për të votuar kandidatin Isni Kilaj. Secilit qytetar që po u shpërndan fletën e votimit po ju kërkon të votohet kandidati i PDK’së. Gjithashtu, zyrtari në fjalë, sot gjatë ditës ka bërë postim në rrjetin social “Facebook”, duke bërë propagandë me simbole të partisë në fjalë, që nënkupton thyerje të heshtjes zgjedhore. Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zhedhor të merren urgjentisht me këtë rast”, është thënë në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se…