‘Nissan’-i mbyll fabrikën në Barcelonë

28 maj 14:27

Kompania japoneze e prodhimit të makinave, “Nissan” ka vendosur të mbyllë fabrikën e saj në Barcelonë, ku janë të punësuar 3 000 persona, ka njoftuar të enjten Qeveria spanjolle.

Ky vendim ka ardhur pavarësisht përpjekjeve qeveritare për të mbajtur fabrikën të hapur, ka thënë ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”.

“Neve na vjen keq për këtë vendim të ‘Nissanit’ për të lënë jo vetëm Spanjën por edhe Evropën, për të koncentruar biznesin në Azi, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë për të mbajtur këtë biznes”, ka thënë ajo.

Industria e makinave në Spanjë, është e dyta më e madhe në Bashkimin Evropian pas Gjermanisë.

Qeveria në Madrid ka argumentuar se çmimi i mbylljes së kompanisë ‘Nissan’ në Barcelonë, diku rreth 1 miliard euro, ka qenë më i lartë sesa investimet që është dashur të bëhen për të vazhduar prodhimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i trenave brenda Turqisë ka nisur të funksionojë të…