Nitaj i del në mbrojtje kryeministrit Haradinaj

23 gusht 2018 | 20:45

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit, Ramush Haradinaj rreth kërkesës që ky i fundit i ka bërë prokurorit Elez Blakaj, e ku i kërkohej që të dorëzonte tek ai raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij.

Nitaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka treguar se nuk po e kupton pse qenka përzierje në punët e prokurorit, kërkesa e kryeministrit që pas përfundimit të hetimeve t’i dorëzohet atij një raport me të gjeturat e hetimit.

Shkrimi i plotë i Nitajt:

Nuk po e kuptoj pse qenka perzierje ne punet e prokurorit, kerkesa e kryeministrit qe pas perfundimit te hetimeve ti dorezohet atij nje raport me te gjeturat e hetimit.

Prokurori nuk ka zhvilluar hetime per kompanine e ujesjelleskanalizimeve, por per komisionin shteteror te veteraneve, qe i bie qe qeveria ne menyre automatike eshte pale dhe cdo pale duhet te njihet me pretendimet e nje hetimi qe mund ta implikoje ate!

Ndoshta zyra juridike e Kryeministrit do te duhej te jepte sqarime, por ata s’po flasin. Nuk e di pse!
MN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se…