Nitaj: Nga sot Kurti duhet të sqarohet me aktivistët e tij, jo me kundërshtarët

02 shkurt 2023 | 16:16

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i është gëzuar ndryshimit të Albin Kurtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ai ka bërë me dije se opozita nuk duhet ta kritikon Kurtin për këtë ndryshim.

Nitaj në  “Facebook” ka shkruar se nga sot Kurti duhet të sqarohet me aktivistët dhe zyrtarët e tij dhe jo me kundërshtarët.

“Njeriu edhe mund t’i ndërrojë qëndrimet. Politikani edhe më kollaj se sa njeriu i zakonshëm. Deri sot, është sulmuar Albin Kurti se është i ngurtë, është jo bashkëpunues; se e ka bllokuar vendin me qëndrime që nuk mund të jenë të njëjta si në opozitë si në pushtet; se nuk po i përfillë kërkesat e partnerëve strategjikë, siç janë ShBA dhe BE…e kështu me radhë. Sot po thonë se ai e paska pranuar asociacionin. Dmth paska ndërruar qëndrim (megjithëse unë dyshoj). Ani bukur fort”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kundërshtarët politikë ndryshimin Kurtit vazhdimisht ia kanë kërkuar.

“Por nëse është kështu, përse pra nuk po dalin e t’i thonë Albin Kurtit, ‘të lumtë që e ke kuptuar se duhet të ndryshosh’, (kundërshtarët politik këtë ia kanë kërkuar), por i gjuhen si gjuhustra ‘pse po ndryshon’! Këta kundërshtarë do të duhej t’i thoshin Albin Kurtit sot, nëse ke ndryshuar, me ne nuk ke më punë. Jemi në rregull. Tash qetësoi njerëzit e tu. Atyre shpjegoju se pse i ke mashtruar tash e 20 vjet e pse i ke shti aty ku “as nuk mund të hyhet e as nuk mund të dilet”!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka…