Nitaj për LDK-në dhe LV-në: Erdhën, e shanë Qeverinë dhe ikën. Kjo ishte detyra e opozitës sot!

16 nëntor 2018 | 11:34

Nuk është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme në të cilën ishte paraparë të mbahet debat parlamentar bazuar në kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për politikën e jashtme.

Seanca u shty për shkak të mosprezencës së ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja dhe LV-ja e dinin se nuk do të mbahej kjo seancë.

Sipas tij këto dy parti veçse sa erdhën për ta sharë Qeverinë dhe pastaj ikën, raporton “Epoka e re”.

“E dinin që s’mbahej mbledhja. Erdhën, e shanë Qeverinë dhe ikën. Thanë pse nuk ka ardhur kryeministri,e ai as që ishte thirrur në këtë seancë. Kjo ishte detyra e opozitës sot!!! E jona është që t’i kalojmë edhe metrat e fundit për t’u bërë pjesë e Interpolit dhe t’i kapërcejmë edhe pengesat enorme për liberalizimin e vizave!”, ka shkruar deputeti Nitaj.

E dinin qe s’mbahej mbledhja. Erdhen, e shane Qeverine dhe iken. Thane pse nuk ka ardhur Kryeministri, e ai as qe ishte…

Gepostet von Muharrem Nitaj am Freitag, 16. November 2018

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në…