
Një 19-vjeçar shqiptar vdiq pas një aksidenti tragjik në punë
25 maj 2025
| 09:48
Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim të Fshatit Krythë, Ulqin në Facebook.
I ndjeri ka qenë djali i mësuesit Rexhep Kurti nga fshati i Sukubines.
“Fshati Krythë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve dhe gjithë shoqërisë, për vdekjen e djalit të tyre”, thuhet tutje në njoftim.