Një 60-vjeçar gjendet i vdekur brenda shtëpisë së tij, policia jep detaje

11 janar 2024 | 19:49

Një person ka kryer dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin Manasitric të Prizrenit.

Zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart.

“Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje.Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K., mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje”, tha ai.

Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.

Më urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë…