Një burrë dhe një grua arrestohen në Klinë, dyshohen se u morën me trafikim të njerëzve

19 tetor 2023 | 08:25

Janë arrestuar dje dy persona në Klinë nën dyshimin se janë marrë me trafikim të njerëzve.

Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Sadik Rama, Klinë 18.10.2023 – 10:00. Pas hetimeve të zhvilluara,  janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh…