Një burrë gjerman bën propozimin e pazakontë për martesës, ai shfaqet në Google Maps

14 shkurt 2020 | 11:01

Propozimi për martesë i një burri gjerman mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar, pasi u shfaq në një pamje ajrore të përdorur nga Google Maps.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” ka raportuar të mërkurën se fermeri 32-vjeçar me kohë të pjesshme Steffen Schëarz përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në atë mënyrë që boshllëqet të formonin fjalët “A dëshiron të martohesh me mua?”.

Ai i tha për “DPA” se nuk e kishte menduar ose pritur që imazhi të shfaqej në shërbimin e hartave popullore të Google, deri sa një hallë që ka në Kanada ia dërgoi foton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit kanë zbuluar fosilet e një breshke gjigante, e cila…