Një delegacion i lartë i NATO-s nesër vjen në Kosovë, zbardhet agjenda

06 korrik 2022 | 11:26

Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) do të zbarkojë në Kosovë të nesërmen dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të Aleancës ushtarake.

Nënsekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren. Geoana do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Për takimet dhe agjendën ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lugescu, me anë të një komunikate të shpërndarë në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Ambasadorët e aleatëve dhe të partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe drejtorin e ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 19:30 do të zhvillohet ndeshja…