Një delegacion i veteranëve të luftës nga Kroacia viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

05 tetor 2022 | 17:26

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë pritur një delegacion të Veteranëve të Luftës nga Kroacia, prirë nga Zoran Komar, i shoqëruar nga “Qytetari i Nderit” i Skenderajt, Esat Çollaku, dhe veteranë të tjerë të luftës në Kroaci dhe Kosovë.

Fillimisht ky delegacion është pritur në ambientet e komunës së Skenderajt, për të vazhduar më pas me homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku janë vizituar edhe shtëpitë muze të familjes Jashari.

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku kanë vlerësuar lart rolin e veteranëve të luftës në Kroaci dhe të gjithë shtetit kroat në të gjitha fazat në mbështetje të vlerave tona të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, së bashku me Islamic Relief Kosova, kanë…