Një delegacion nga Danimarka viziton Kuvendin, diskutohet marrëveshja për transferimin e të burgosurve

14 prill 2023 | 16:22

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, kanë pritur në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës.

Në këtë takim kryesisht është diskutuar për marrëveshjen e cila mundëson transferimin e një numri të caktuar të të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustemi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për Kosovën.

Rrustemi ka thënë se marrëveshjen për transferimin e të burgosurve e sheh si thellim të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Po ashtu, ai ka thënë se me këtë marrëveshje Danimarka e ka vlerësuar Kosovën ndër vendet që më së shumti i respekton të drejtat e të burgosurve.

Lidhur me këtë marrëveshje  janë shprehur edhe anëtarët tjerë të këtij komisioni, të cilët kryesisht kanë ngritur dilema se mos po shkelën të drejtat e të burgosurve.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Legjislacion të Parlamentit të Daniomakës, Steffen Larsen, ka falënderuar kolegët nga Kosova për pritjen dhe për qëndrimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit për Legjislacion të shetetit danez kanë shprehur qëndrime të ndryshme për këtë marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane do të gjobitet me 500 mijë euro nga…