Një e panjohur i dha në avion 100 dollarë që i ndryshuan jetën. Sot po përpiqet të gjejë atë grua

02 maj 2022 | 18:22

Ayda Zugay nuk është nga ato që pëlqen të ruajë gjërat. Muret e shtëpisë së saj në Boston janë të zbrazura. Ajo mban një çantë të vogël të mbushur me gjërat thelbësore në rast se do i duhet ndonjëherë të largohet shpejt. Por për më shumë se dy dekada, ajo është duke mbajtur në një zarf që shpreson se do ta ndihmojë të zbulojë një mister.

Zugay thotë se ishte një refugjate gati 12-vjeçare duke ikur nga ish-Jugosllavia me motrën e saj më të madhe, kur njëe huaj ua dorëzoi zarfin në një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999. Gruaja u tha t`i premtonin se nuk do ta hapnin derisa të zbrisnin avioni.

Një e panjohur i dha në avion 100 dollarë që i ndryshuan

Vajzat më vonë u tronditën kur zbuluan një palë vathë dhe një kartëmonedhë 100 dollarëshe brenda.

Një shënim i shkarravitur në pjesën e jashtme të zarfit është i nënshkruar vetëm me një emër – Trejsi. Dhe për gati një dekadë, Zugay thotë se po përpiqet ta gjejë atë.

Ajo dëshiron që Trejsi të dijë se sa shumë do të thoshte dhurata që u bëri atyre. Ajo e kupton se vetë Trejsit, ose të tjerëve që dëgjojnë historinë, zarfi mund t’i duket si një gjest i vogël. Por për të dhe motrën e saj që ishte 17 vjeçe në atë kohë, ishte shumë më tepër se një akt bujarie momentale.

Ato para, thotë ajo, i ndihmuan me ushqime për një verë të tërë. Zugay ka konrolluar zarfin për të gjetur të dhëna. Ajo ka kontaktuar hotelet, linjat ajrore dhe kompanitë turistike. Ajo ka folur me gazetarët dhe ka postuar në Reddit.

Një e panjohur i dha në avion 100 dollarë që i ndryshuan

Por deri më tani nuk e ka gjetur Trejsin. Disa organizata të advokimit të refugjatëve postuan një video të Zugay duke ndarë historinë e saj në Tëitter këtë javë, duke pritur një reagim nga ndjekësit që mund të jenë në dijeni të historisë ose vetë Trejsit.

“Dua ta gjej Trejsin për ta falënderuar për bujarinë e saj, për mirësinë e saj, për ndjeshmërinë e saj dhe për mirëpritjen ndaj meje dhe motrës time”, thotë Zugay, duke parë nga kamera.

Shënimi i Trejsit në pjesën e jashtme të zarfit është i shkruar me shkrim korsiv ‘vajzave nga Jugosllavia’.

“Më vjen shumë keq që bombardimi i vendit tuaj ka shkaktuar probleme në familjen tuaj. Shpresoj që qëndrimi juaj në Amerikë të jetë i sigurt dhe i lumtur për ju – Mirë se vini në Amerikë – ju lutemi përdorni këtë për t’ju ndihmuar këtu. Një mike nga avioni – Trejsi”, shkruante në zarf.

Ayda mban mend se Trejsi po udhëtonte bashkë me një shoqen e saj që quhej gjithashtu Trejsi. Të dyja ishin në fund të të 30-tave dhe në fillim të të 40-tave.

Njëra ishte një brune me bisht. Tjetra kishte flokë bjonde me gjatësi mesatare. Të dyja flisnin me njëra tjetrën se kishin luajtur tenis në Paris.

Pse shënimi do të thotë edhe më shumë për të tani?

Sepse bota gjendet në një tjetër luftë dhe ukrainasit janë refugjatët e fundit që po përballen me vështirësinë e të lënit shtëpinë mes raketash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata…