Një familje në lagjen “Kalabria” ka mbetur pa rrymë që dy javë. Ka një apel për KEDS-in

18 maj 2023 | 16:42

Një qytetar i Prishtinë, në lagjen “Kalabria, ka thënë se ka dy jave që nuk ka energji elektrike në familjen e tyre.

Ai përmes faqes në “Facebook” Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë ka kërkuar ndihmë nga KEDS-i.

Ai thotë që deri më tani as KEDS-i dhe as Komuna e Prishtinës nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Jam një qytetar i Prishtinës desha t’ju boj apel të merren me rastin e familjes time që nuk kemi energji elektrike thuajse që 2 javë në lagjen Kalabria – rruga Sicilia me numër 15 dhe 17, sepse nuk po na merr parasysh as KEDS-energy po as Komuna e Prishtinës. Ishin edhe inspektorët të cilët në procesverbalin e tyre obliguan KEDS-in ta evitojë prishjen, mirëpo KEDS-i nuk u interesua fare. Kërkoj mbështetje që të dalin në vend të ngjarjes të shohin rastin se nuk më ka mbetur zgjidhje tjetër vetëm të kërkoj ndihmë nga ju që ta bëni publike”, është thënë në mesazhin e këtij qytetari të publikuar në faqen në “Facebook” Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq,…