Një grua bie nga kati i dytë i shkollës, pëson lëndime të rënda

02 qershor 2023 | 11:04

Policia ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, ku ka pësuar lëndime të renda trupore.

Në njoftim bëhet e ditur se viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, e më pas është dërguar në QKUK.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është shprehur i hapur që lojtarë të mëdhenj…