Një grua vdes në Australi në konkursin e ngrënies së ëmbëlsirave

28 janar 2020 | 11:14

Një grua humbi jetën në Australi derisa po merrte pjesë në një konkurs të ngrënies  së ëmbëlsirave.

Gruaja, 60 vjeçe, raportohet se ka pasur një komplikim gjatë aktivitetit që u mbajt të dielën në një hotel në Hervey Bay, Queensland, për ta shënuar Ditën e Australisë.

Garuesit ishin filmuar më parë me ngrënie të lamingtons, një tortë tradicionale si sfungjer e mbuluar me çokollatë dhe arrë kokosi. Asaj iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku edhe vdiq më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Afrikën e Jugut do të dalë së shpejti në…