Një i vdekur, 47 raste të reja me Covid dhe 356 të vaksinuar

11 mars 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë raportuar 74 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 817 199 doza të vaksinës. Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98 500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1 021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 892. Në total numri i rasteve aktive është 797”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është inauguruar të premten parku i erës “Selac Windpark” në…