Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19

10 qershor 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19.

“Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563”, është thënë në njoftimin për medie të MSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur se Bashkimi Evropian…