Varhelyi: BE-ja ka një plan investimi prej 30 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor

10 qershor 2021 | 15:02

Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur se Bashkimi Evropian ka një plan për investime prej 30 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi duke folur në një konferencë për medie me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Samitin e Krerëve të Ballkanit, tha se më parë ky rajon duhet të funksionojë si treg i vetëm. “Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë që kemi vënë në tryezë me planin ekonomik të investimeve. E kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal”, u shpreh Varhelyi.

“Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse të gjithë automjetet e mëdha do të ndalojnë në pikat e ndryshme kufitare ndërmjet kufijve çdo 100 kilometra. Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse edhe trenat do të hasen në vështirësi ose rrugë të reja tregtie nëse do të duhet që të ketë 6 lloje të ndryshme certifikatash për mallrash, ose tatime të ndryshme. Ky plan ekonomik do të japë rezultatet e veta nëse vetë ky rajon punon për këtë treg rajonal dhe ky është dhe mjedisi ku do të funksionojë ky treg rajonal”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh, Bebe Rexha jeton në vilën e saj…