Një i vdekur dhe 17 raste të reja me Covid në Kosovë

12 qershor 2021 | 15:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë infektuar edhe 17 persona teksa janë shëruar 122 të tjerë.

Në nivel vendi gjatë 24 orëve ndaj COVID-19 janë vaksinuar tre mijë e 480 persona ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i vaksinimeve ka arritur në 96 mijë e 369.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra përballet me një grup të vështirë në Euro 2020…