Xhaka: Qëllimi ynë është të përfundojmë në top dyshen

12 qershor 2021 | 15:15

Zvicra përballet me një grup të vështirë në Euro 2020 që përfshin Italinë, Turqinë dhe Uellsin.

Kapitenin i Zvicrës, Xhaka, e sheh si një provë të madhe drejtimin e skuadrës përballë këtij grupi.

“Unë kam qenë me ekipin për gati 11 vjet. Të jem kapiten i kësaj përzgjedhjeje në një Euro dhe të më lejohet të përfaqësoj vendin tonë më bën jashtëzakonisht krenar. Kur mendoj se me kë më lejohej të ndaja dhomën e zhveshjes, po, atëherë ndiej një ndjenjë të madhe lumturie, një pritje të jashtëzakonshme”, tha kapiteni në konferencë për media.

Xhaka, me rol kryesor së bashku me Xherdan Shaqirin dhe Fabian Schar, do të luajnë sot kundër Uellsit në lojën e parë të tyre për këtë Kampionat.

“Ne nuk kemi nevojë të sillemi rreth e përqark, qëllimi ynë është të përfundojmë në dy të parët e grupit. Çdo gjë tjetër do të ishte një zhgënjim i madh për mua”, tha kapiteni në konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka konfirmuar…