Një i vdekur dhe 4 të lënduar në aksidentin e trafikut afër Gjakovës

01 tetor 2018 | 21:04

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth orës 01:50 të ditës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës.

Sipas Policisë Rajonale të Gjakovës, në vendin e ngjarjes kanë gjetur automjetin e tipit “Golf 2”, ku brenda tij kanë qenë 5 persona.

Në raportin e Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ngasësi i automjetit, i cili kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në shtyllën elektrike të betonit.

Në këtë rast viktima është E.I., i lindur më 1999.

Lajmin për “KALLXO.com” e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

Sipas Policisë, pas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi ishte gjetur pa shenja jete.

“Ndërsa 4 personat e tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Podrimja.

Me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes dhe nuk është dorëzuar në autopsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë Helena Kadare do të jetë në…