Një i vdekur dhe 64 raste të reja me Covid në Kosovë

18 maj 2021 | 15:15

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,297 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107,003 raste nga 575,614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100,233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4,543.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot…