Një i vdekur e 22 të plagosur nga sulmeve ruse në Odesa

23 korrik 2023 | 21:31

Rusia me breshër sulmesh ka goditur sërish Odesan, qytetin pranë Detit të Zi, të dielën, duke dëmtuar infrastrukturën kryesore në Ukrainën Jugore. Të paktën një person u vra dhe 22 të tjerë u plagosën nga sulmi i orëve të para të mëngjesit, kanë bërë të ditur zyrtarët e qytetit.

Guvernatori rajonal, Oleh Kiper ka njoftuar se katër fëmijë ishin në mesin e të plagosurve nga shpërthimet të cilat dëmtuan rëndë 25 pika referimi në të gjithë qytetin, përfshirë një katedrale. Katedralja i përket Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila është akuzuar për lidhje të afërta me Rusinë.

Por, autoritetet e Kishës kanë këmbëngulur se janë besnike ndaj Ukrainës, se kanë denoncuar pushtimin rus që në fillimet e saj dhe se kanë shpallur pavarësinë e saj nga Moska.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që…