Një i vdekur në aksidentin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

09 maj 2021 | 18:40

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në orën 13:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur Sh. N., 66-vjeç.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion, ka bërë të ditur Policia rajonale e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi…