Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Runik të Skenderajt

18 janar 2020 | 17:21

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën rajonale Mitrovicë-Istog.

Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime trupore. Faik Imeraj që ishte njëri ndër të lënduarit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur edhe ngushëllime familjes.

“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik”, ka thënë Jashari.

Gepostet von Bekim Jashari am Samstag, 18. Januar 2020

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pati sot një takim me…