Një kamion dhe tri vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë, një i lënduar

15 janar 2022 | 14:57

Një kamion dhe tri vetura janë përfshirë nga zjarri sot në kryeqytet. Nga ky rast ka mbetur i lënduar një person, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas saj, Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave për këtë rast.

 “Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri.  Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.  Deri më tani raportohet për një person  të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë te Listës Serbe po marrin pjesë në seancën e…