Një kamion përplaset me automjete pasagjerësh në Egjipt, 15 të vdekur

14 shkurt 2024 | 11:53

Një kamion është përplasur me disa automjete pasagjerësh në provincën mesdhetare të Aleksandrisë të Egjiptit, duke lënë të paktën 15 të vdekur, kanë njoftuar të mërkurën autoritetet egjiptiane.

Përplasja, e cila ka ndodhur të martën vonë në distriktin Amreya, në perëndim të qytetit të Aleksandrisë, gjithashtu ka lënë të lënduar tetë persona, sipas një raporti të policisë, raporton “Associated Press”.

Aksidentet e trafikut marrin mijëra jetë çdo vit në Egjipt, i cili ka një rekord të dobët të sigurisë së transportit. Aksidentet shpesh shkaktohen nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

Në tetor, një autobus pasagjerësh ishte përplasur me një automjet të parkuar në një autostradë që lidh Aleksandrinë me kryeqytetin e Kajros, duke vrarë të paktën 32 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Britania e Madhe…