Një kompani private dëmton linjën 10kV në Veternik

04 mars 2019 | 11:42

Sot në mëngjes një kompani private ka dëmtuar një trafo në lagjen Veternik të Prishtinës dhe ka afektuar kështu linjën 10kV duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Si pasojë kanë mbetur pa furnizim konsumatorët në një pjesë të madhe të lagjes së Veternikut dhe konsumatorët komercial në këtë lokacion.

“Dëmtimi i rrjetit elektrik nga kompani private është bërë dukuri e shpeshtë, ku si pasojë po dëmtohen asetet dhe konsumatorët. Vetëm javën e kaluar KEDS-i ka pasur dy raste të dëmtimit të rrjetit elektrik nga kompanitë private, një në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë dhe një tjetër në Ferizaj. Apelojmë kompanitë ndërtimore që të kenë kujdes të shtuar gjatë punimeve në terren sepse konsumatorët janë ata që po dëmtohen”, është thënë në njoftimin për media të KEDS-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën “Adem Jashari” nesër (e martë), në orën 11:00,…