Një mbretëri në zi, tjetra në festë

11 shtator 2022 | 09:11

Ndërkohë që Mbretëria e Britanisë së Madhe ndodhet në zi tashmë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, një tjetër oborr mbretëror në Evropë është në festë.

Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit dhe që nuk u ndal as nga shiu.

Më herët princesha 33-vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile për të vajtur më pas në Katedralen e Shën Mishelit.

Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i saj Princi Lorenz.

Nisja ishte e veshur me një fustan të bardhë satin që derdhej deri në fund të këmbëve, e shoqëruar me një vello të qëndisur. Dhe në dorë mbante një buqetë lulesh shumëngjyrëshe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi të shtunën (10.08) lajmin e…