Një medalje e artë dhe një e argjendtë nga taekwondistët e Kosovës në Shkup

02 prill 2024 | 17:07

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka shënuar sukses në garën ndërkombëtare “Ramus Open G1/E1”, të mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Imarah Vizdiklar me katër fitore të shënuara, u stolis me medaljen e artë në grupmoshën kadete, kategoria deri në 41 kilogramë. Imarah dëshmoi se e pret e ardhme e ndritur në taekwondo.

Jon Gashi, fitoi medaljen e argjendtë për junior, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Shpend Miftari (junior, – 63 kg), Sulejman Vizdiklar (senior -53 kg), dhe Elion Agushi (senior -74 kg), zunë vendet e pesta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll ka…